Aktualitet

Aksident dhe zjarrvënie, arrestohen 2 persona në Fier, 2 të tjerë procedohen penalisht

22 Gusht 2021, 08:53 Nga DOSJA
Aksident dhe zjarrvënie, arrestohen 2 persona në Fier, 2 të

FIER- 2 persona janë proceduar penalisht ditën e sotme në Fier për zjarrvënie. Mësohet se personi me iniciale P.R teksa ka diegur disa barishte, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka dëmtuar pronën e një personi tjetër. Personi tjetër që është prodecuar penalisht është me iniciale D.N, i cili dyshohet se ka djegur pronen e personi me iniciale M.Ç. Ndërkohë që gjithashtu janë arrestuar 2 eprsona të cilët kanë shkaktuar aksident me mjetet e tyre. Në pranga është vënë 63-vjeçari me iniciale B.M, pasi ka përplasur një motor dhe aksidentuar 2 persona. Gjithashtu u arrestua personi me iniciale B.L 42-vjeç, i cili ka aksidentuar një motor me personin Xh. M., 64 vjeç.          

Njoftimi i policisë:

DVP Fier/ Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Fier. Procedohen penalisht për zjarrvënie 2 shtetas.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, proceduan penalisht shtetasin P. R., banues në Divjakë, pasi duke djegur disa barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë ka dëmtuar pronën e tjetrit duke i djegur bazën ushqimore të blegtorisë.

Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë filloi procedimi penal për shtetasin D. N., pasi gjatë natës në fshatin Plug, dyshohet se ka djegur një sipërfaqe toke me fshesë të korrur në pronësi të shtetasit M. Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.
– – – –
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. M., 63 vjeç, banues në Çermë Proshkë, Divjakë, pasi në fshatin Çermë Proshkë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin tip “Dayang” me drejtues shtetasin E. K., 25 vjeç, dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi A. Zh., 20 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

B. L., 42 vjeç, banues në Patos, pasi në fshatin Sheqishte, duke drejtuar automjetin tip “Opel” është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Xh. M., 64 vjeç, dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona në fier procedohen penalisht 2 te tjere arrestohen 2 persona në fier procedohen penalisht 2 te tjere

Sondazh

Poll