Aktualitet

Kush ishte në makinë me të? Ekzekutimi i Xhuljano Bullarit në Babicë të Vlorës! Shoqërohen 10 persona në polici, DYSHIM

22 Gusht 2021, 07:01 Nga DOSJA
Kush ishte në makinë me të? Ekzekutimi i Xhuljano Bullarit

TIRANË– Xhuljano Bullari dyshohet se është qëlluar për vdekje nga pasagjeri me dy plumba në kokë. Mister mbetet ende se kush ka qënë në mjet më të riun, i cili u konstatua i pajetë në mjet, fillimisht nga banorët e fshatit që u hasën me erën e rëndë e më pas panë që makina tip ‘Fiat Punto’ e cila është në pronësi të një vajze, ishte e lyer në gjak. Mësohet se xhamat e mjetit kanë qënë të hapur.

Ndërkohë policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat 10 persona, mes tyre dhe familjarë të të riut. Ata do të pyeten në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Babicë të Vlorës.

Familjarët pohojnë se që pas kohës që kishte dalë nga burgu deri e tani s’ka patur probleme. Ata dëshmojnë se i riu ishte nisur drejtë Vlorës, ku do qëndronte deri të shtunën e më pas do të kalonte kufirin me Italinë për të shkuar në Gjermani ku i riu ka jetuar edhe më parë. Familjarët nuk kanë pasur djeni për faktin se çfarë ka kërkuar në Babicë të vogël mirëpo mendojnë se nga Tirana 25- vjeçari ka ardhur i shoqëruar e nuk ka qenë vetëm, madje dyshojnë se ka qenë i shoqëruar me shokë të tij.

Sipas ekspertizës Bullari është ekzekutuar që mbrëmjen e 20 gushtit në orën 21:00. Babai i Bullarit ka treguar jashtë kamerave se i biri kishte në plan të largohej nga Shqipëria dhe të ikte në Gjermani tek i vëllai.

25 vjeçari me origjinë nga Elbasani, banues në Babrru të Tiranës është qëlluar 3 herë me armë zjarri nga autorët, por plumbi në kokë i ka shkaktuar vdekjen. Bullari ka qënë i dënuar në vitin 2018 për trafikim klandestinësh.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vrasje ne babice te vlores xhuljano bullari vrasje ne babice te vlores xhuljano bullari

Sondazh

Poll