Aktualitet

Zjarr dhe pranë Tunelit të Kalimashit! Vazhdon djegia e pyjeve në Mirditë, digjen shkurra dhe pisha

22 Gusht 2021, 08:13 Nga DOSJA
Zjarr dhe pranë Tunelit të Kalimashit! Vazhdon djegia e pyjeve në

MIRDITË– Zjarri i cili është aktiv në Mirditë po rrezikon jetën e banorëve. Në fshatin Xhuxhë dhe Domgjon të Fanit, zjarri është shumë aktiv dhe flakët kanë nisur që në mbrëmjen e djeshme.

Në fshatin Katund i Vjetër, situata është më e qetë por ende nuk ka shuarje totale të vatrave të zjarrit në Molung dhe Kryezez. Po ashtu vatra aktive ka edhe në Thirrë, në afërsi të tunelit të Kalimashit. Me gjithë përpjekjet nga toka dhe ajri ende vijojnë të digjen pyje me shkurre dhe pisha në zona të ndryshme të Mirditës.

Dita e 29-të! Nuk shuhen zjarret, problematike mbetet vatra në majën e Rrunës, përfshihet nga flakët pylli i Sodës Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mirdite zjarret ne shqiperi mirdite zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll