Aktualitet

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit! Qytetarët ‘bllokohen’ në trafik, lënë mjetet dhe ngjiten në këmbë në mal

22 Gusht 2021, 07:11 Nga DOSJA
Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit! Qytetarët ‘bllokohen’

BERAT– Qytetarët kanë nisur pelegrinazhin në Malin e Tomorrit. Mirëpo ata janë hasur me trafik të rënduar të mjeteve. Duke qënë se mjetet mbeten të bllokuar prej disa orësh, qytetarët kanë lënë mjetet dhe ngjiten në këmbë në mal.

Gjatë ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës,ku çdo pelegrin falet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre. Dita kulminante është e diela, kur pelegrinët kryejnë ritet duke bërë kurban, ndezin qirinj dhe luten.

Një numër i madh besimtarësh i janë drejtuar malit të shenjtë e për këtë arsye qarkullimi është bllokuar që prej orës 01.00 të natës. Fluksi i mjeteve që presin të kalojnë është shumë i madh.

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit/ Mijëra besimtarë ngjiten sot në Teqenë e Kulmakut, bëhet kurbani, ndizen qirinjtë dhe kryhen lutjet

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet pelegrinazhi ne malin e tomorrit pelegrinazhi ne malin e tomorrit

Sondazh

Poll