Aktualitet

Djalin ia ekzekutuan në Vlorë, i ati: Doli nga banesa në Tiranë për të pirë kafe!

22 Gusht 2021, 07:51 Nga DOSJA
Djalin ia ekzekutuan në Vlorë, i ati: Doli nga banesa në

TIRANË– Babai i Xhuljano Bullarit, është shprehur se djali i tij ishte larguar nga banesa për të pirë kafe.

Ai ka treguar për mediat, se i riu u largua nga banesa në Babrru, në Tiranë, rreth orës 18.00 apo 19.00 të pasdites së të premtes, si zakonisht për të pirë kafe. Ndërsa theksoi se nuk dinin që ai të kishte konflikte dhe se i riu priste të shkonte te i vëllai në Gjermani dhe se me Vlorën nuk e lidhte asgjë.

I riu u gjet mëngjesin e djeshëm pa shenja jete në makinën ‘Fiat Punto’ në Babicë të Vlorës. Dyshimet janë se ai është qëlluar nga personi që ishte pasagjer në mjet. Ndërkohë është zbuluar se mjeti ishte në pronësi të një vajze. Policia ende po vijon për të zbuluar se kush janë autorët e vrasjes së 25-vjeçarit.

Kush ishte në makinë me të? Ekzekutimi i Xhuljano Bullarit në Babicë të Vlorës! Shoqërohen 10 persona në polici, DYSHIMET: 25-vjeçari u qëllua nga pasagjeri

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vrasje ne babice te vlores xhuljano bullari vrasje ne babice te vlores xhuljano bullari

Sondazh

Poll