Aktualitet

Grabitet lokali në Lushnje! 43-vjeçari futet në biznesin e lagjes, policia e arreston, familjarët e tij kundërshtojnë efek

22 Gusht 2021, 08:46 Nga DOSJA
Grabitet lokali në Lushnje! 43-vjeçari futet në biznesin e

LUSHNJE– Policia ka vënë në pranga autorin e grabitjes së një lokali në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Tetori”. Autori është identifikuar si Gazment Kiptiu, 43 vjeç, banues në Lushnjë (i dënuar më parë për vjedhje). Policia ka proceduar penalisht dhe 4 familjarë të autorit pasi penguan punonjësit e policisë në kryerjen e detyrës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vodhi një lokal në qytetin e Lushnjës si edhe nuk iu bind urdhërit të punonjësit të Policisë, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, me precedent penal në fushën e vjedhjes. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma e parave dhe sendet e vjedhura. Gjithashtu, procedohen penalisht 4 familjarë të autorit pasi penguan punonjësit e policisë në kryerjen e detyrës. Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “18 Tetori” është vjedhur lokali në pronësi të shtetases T. H., shërbimet e Policisë Lushnjë organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Gazment Kiptiu, 43 vjeç, banues në Lushnjë (i dënuar më parë për vjedhje). Gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat, 43-vjeçari nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë dhe familjarët e tij, konkretisht shtetaset M. G., 37 vjeçe, E. K. 20 vjeçe, Sh. K. 65 vjeçe dhe R Xh., 19 vjeç, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë duke i penguar në kryerjen e detyrës për shoqërimin e shtetasit Gazment Kiptiu. Gjatë kontrollit të banesës u gjet dhe sekuestrua shuma e parave të vjedhura, 1 celularë, 1 ipad dhe disa paketa cigare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Vjedhje”, “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne lushnje gazment kiptiu vjedhje ne lushnje arrestim ne lushnje gazment kiptiu vjedhje ne lushnje

Sondazh

Poll