Aktualitet

Do i kontrollohet telefoni! Vrasja e 25-vjeçarit, familjarët: U nis me shokët, në Vlorë do rrinte deri të shtunën, pastaj

22 Gusht 2021, 07:26 Nga DOSJA
Do i kontrollohet telefoni! Vrasja e 25-vjeçarit, familjarët: U nis

TIRANË– Policia ka shoqëruar në komisariat 10 persona, mes tyre dhe familjarë të 25-vjeçarit Xhuljano Bullari. Ata janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, duke deklaruar se i riu kohët e fundit nuk ka pasur konflikte të paktën në djeninë e tyre. Ata kanë konfirmuar se për shkak të sjelljes së mirë një pjesë e dënimit që Bullari kishte marrë në 2018-ën ishte kthyer në arrest shtëpie ku i riu e kishte shkelur edhe këtë të fundit.

Familjarët pohuan se që pas kohës që kishte dalë nga burgu deri tani, Bullari nuk ka patur probleme. Ata dëshmojnë se i riu ishte nisur drejtë Vlorës, ku do qëndronte deri të shtunën e më pas do të kalonte kufirin me Italinë për të shkuar në Gjermani ku i riu ka jetuar edhe më parë.

‘Syri.net’ raporton se familjarët nuk kanë pasur djeni për faktin se çfarë ka kërkuar në Babicë të vogël mirëpo mendojnë se nga Tirana 25- vjeçari ka ardhur i shoqëruar e nuk ka qenë vetëm, madje dyshojnë se ka qenë i shoqëruar me shokë të tij.

Dyshimet e para të policisë ishin se i riu është qëlluar nga një person afër me të dhe nuk e ka pritur këtë gjë. Po ashtu do të bëhet kontrolli i telefonit të të riut, për të zbuluar telefonatat e fundit dhe mesazhet, të cilat mund të çojnë në zbulimin e autorëve të ngjarjes.

Kush ishte në makinë me të? Ekzekutimi i Xhuljano Bullarit në Babicë të Vlorës! Shoqërohen 10 persona në polici, DYSHIMET: 25-vjeçari u qëllua nga pasagjeri

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vrasje ne babice te vlores xhuljano bullari vrasje ne babice te vlores xhuljano bullari

Sondazh

Poll