Sport

Tronditet sërish futbolli! Mbrojtësi i Besiktasit humb ndjenjat në fushë gjatë ndeshjes dhe dërgohet me urgjencë në spit

22 Gusht 2021, 08:47 Nga DOSJA

TURQI – Tronditet sërish futbolli. Një ngjarje e frikshme, që mund të merrte përmasat e tragjedisë, ka ndodhur dje në futbollin turk. Fabrice Nsakala, u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt, në minutën e 76-të të ndeshjes të së shtunës, Besiktasit kundër Gaziantepit për Superligën turke.

Mbrojtësi 31-vjeçar, befas u rrëzua në ‘Gaziantep Stadyumu’, ku u trajtuar nga mjekët për 11 minuta, para se të nisej me ambulancë për në spitalin më të afërt. Klubi Besiktasi konfirmoi, se Nsakala nuk e humbi vetëdijën kur u rrëzua në fushë.

Futbollisti i kombëtares së Kongos e ka treguar gjendjen e tij të mirë shëndetësore në rrjetet sociale. Për fat të mirë, ai më vonë postoi një fotografi të tij, duke buzëqeshur nga shtrati i spitalit pas përfundimit të ndeshjes. Ende një arsye zyrtare për episodin e tij ende nuk është bërë e ditur.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ‘gaziantep stadyumu’ besiktasit kundër gaziantepit fabrice nsakala mbrojtësi 31-vjeçar ‘gaziantep stadyumu’ besiktasit kundër gaziantepit fabrice nsakala mbrojtësi 31-vjeçar

Sondazh

Poll