Sport

VIDEO/ Inter post-Lukaku nis me poker, zikaltërit nuk e diskutojnë Genoan, shënojnë Dzeko dhe Calhanoglu

21 Gusht 2021, 18:35 Nga DOSJA
VIDEO/ Inter post-Lukaku nis me poker, zikaltërit nuk e diskutojnë

ITALI- Inter e nis kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme. Kampionët e Italisë fitojnë 4-0 ndaj Genoas, në një 90 minutësh që u dominua totalisht nga zikaltërit. Me një “San Siro” të tejmbushur nga prania e tifozëve, lojtarët e Interit  marrin energji dhe e nisin ndeshjen me vrull. Skrianiar do të zhbllokonte rezultatin në minutën e 6’ pas një asisti të Calhanoglus nga goditja e këndit.

8 minuta më vonë, do të ishte pikërisht mesfushori turk që do të shënonte pas një topi të dhënë nga Edin Dzeko. Një pjesë e parë që përfundoi me shifrat 2-0, ndërsa në të dytën, trajneri Simone Inzaghi freskoi disi skuadrën me Vidal dhe Dimarcon në lojë në vend të Sensit dhe Perisic.

Në minutën e 74’ Vidal do të shënonte pas asistit të dhënë nga Barella, ndërsa Dzeko do të mbyllte ndeshjen me golin e shënuar në minutën e 88’. Një fitore bindëse për zikaltërit, që sigurisht mund të jenë të kënaqur për mënyrë sesi e interpretuan ndeshjen.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport genoa inter genoa inter

Sondazh

Poll