Sport

Igli Tare çon Correan te Inter, drejtori sportiv i Lazios e thotë troç: Sulmuesi dëshiron largimin

21 Gusht 2021, 20:33 Nga DOSJA
Igli Tare çon Correan te Inter, drejtori sportiv i Lazios e thotë

ITALI-Igli Tare del hapur dhe analizon situatën e Joaquin Correas: “Ai dëshiron të largohet nga Lazio dhe të luajë diku tjetër. Ka një negociatë në vazhdim. Me Interin, do të shohim si evoluon në orët e ardhshme. Tani gjithçka varet nga Inter, lojtari ende dëshiron të qëndrojë në Itali”.

Tare theksoi se nuk ka tensione mes klubit dhe lojtarit dhe se palët e përfshira po punojnë për një zgjidhje që i kënaq të gjithë: “Ka agjentë që po punojnë për të zgjidhur problemin. Ata që qëndrojnë këtu duhet të jenë të lumtur, është themelore.Ne e respektojmë Correan sepse ai gjithmonë është sjellë mirë. Edhe në këtë periudhë ai ishte shembullor. Ne duhet të jemi të durueshëm, ai do të vendosë në një mënyrë ose në tjetrën”.

Ajo që të çon te ‘argjentinasi është konfirmuar si pista më e nxehtë për Interin për momentin. Duket se është ftohur ndërkohë objektivi tjetër Marcus Thuram, i cili u dëmtua gjatë ndeshjes mes Lekerkusen dhe M’Gladbach (që përfundoi 4-0 për Bayer). Për sulmuesin francez ekziston frika e një ndrydhje që do ta mbante jashtë lojës për disa javë.

Ndërsa priste të kuptonte shkallën e dëmtimit, trajneri i Gladbach Max Eberl foli për thashethemet e merkatos: “Unë konfirmoj se ka pasur një kërkesë – tha ai SkySport Deutschland -.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport correa inter lazio tare correa inter lazio tare

Sondazh

Poll