Sport

Dortmund “KO” në Freiburg, Leverkusen mposht M’gladbach 4-0

22 Gusht 2021, 05:29 Nga DOSJA
Dortmund “KO” në Freiburg, Leverkusen mposht M’gladbach

GJERMANI – ‘Nokauti’ i parë i Bundesligës për Dortmundin mbërrin javën e dytë, duke ‘u rrëzuar’ 2-1 në Freiburg: verdhezinjtë bien pas golave të Grifo (6′) dhe Sallai (53′). Fitore e madhe për Leverkusen: 4-0 në Borussia Mönchengladbach falë autogolit të Sommer (3’) dhe golave ​​nga Schick (8′), Diaby (55′) dhe Amiri (87′).

Hertha Berlin 1-2 Wolfsburg. Probleme për ekipin nga kryeqyteti gjerman, cili arriti të shënojë vetëm me anë të Lukebakio (59’) pas një penalltie të dhënë nga VAR. Gjithsesi berlinezët, nuk janë bindës sa mysafirët e Wolfsburg, që arrijnë së pari të barazojnë me Baku (74’) -n dhe më pas të fitojnë 2-1 pas golit të Nmecha (88’).

Frankfurt-Augusta 0-0. Pa gola dhe pak emocione mes Frankfurtit dhe Augustës, të dy ekipet ishin autorë të një shfaqje anonime, por që u kënaqën me pikën e tyre të parë në Bundesliga, pas humbjeve në debutimin e tyre.

Bochum-Mainz 2-0. Fitorja e parë për Bochumin e sapo promovuar, i cili mundi 2-0 Mainz në shtëpi me golat e Holtmann (21 ‘) dhe Polter (56’). Në mes, edhe një gol i anuluar nga vendasit me një dorë nga Zoller i parë vetëm nga Var. Performancë bindëse për Bochum, ndërsa Mainz nuk e përsëriti testin e mirë të ditës së parë që i kishte fituar fitoren ndaj Leipzig.

Bielefeld-Furth 1-1. Pa shumë ngjarje takimi midis Furth dhe Bielefeld, me mysafirët që kalojnë në avantazh në fund të pjesës së parë me Klos (45’), ndërkohë që vendësit, të sapo promovuar, arrijnë të balancojnë rezultatin në 1-1 me anë të Hrgotës (50’) që realizoi me penallti.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport borussia monchengladbach bundesligës dortmundin freiburg leverkusen wolfsburg borussia monchengladbach bundesligës dortmundin freiburg leverkusen wolfsburg

Sondazh

Poll