Sport

VIDEO/ Hysaj 90 minuta në fitoren e Lazios ndaj Empolit, Sarri e nis furishëm aventurën në stol

21 Gusht 2021, 20:49 Nga DOSJA
VIDEO/ Hysaj 90 minuta në fitoren e Lazios ndaj Empolit, Sarri e nis

ITALI-Lazio mund Empolin 3-1 në javën e parë të Serie A. Maurizio Sarri debuton me sukses në pankinën e Lazios dhe këtë e bën ndaj ish-skuadrës që ka drejtuar disa vite më parë. Një ndeshje që kryeqytetasit e zgjidhën që në pjesën e parë, por fillimisht do ta shihnin veten në disavantazh kur Bandinelli do të shënonte në minutën e 4′ për Empolin.

Avantazhi i vendasve nuk zgjati shumë sepse dy minuta më vonë Milinkovic do të barazonte shifrat, ndërkohë që në minutën e 31′ Lazzari do të dyfishonte shifrat dhe për të mbyllur çdo histori mendoi Immobile i cili në minutën e 41′ u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë Lazio administroi me kujdes avantazhin e dy golave duke arritur të marrë tre pikë të rëndësishme. Vlen të përmendet që Hysaj luajti 90 minuta në këtë takim, ndërsa Vedat Muriqi hyri në minutën e 82′ duke zëvendësuar Immobilen.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport empoli lazio empoli lazio

Sondazh

Poll