Sport

VIDEO/ Torino-Atalanta, kryevepra e Muriel dhe më pas magjia e Belottit, por Piccoli vendos në fund

21 Gusht 2021, 21:02 Nga DOSJA
VIDEO/ Torino-Atalanta, kryevepra e Muriel dhe më pas magjia e Belottit,

ITALI-Falë golit të Piccolit në minutën e 93-të, Atalanta mundi Torino 2-1 në javën e parë të Serie A. Në Grande Olimpico të Torinos, skuadra bergamaske kaloi në avantazh në minutën e 6′ të takimit me anë të Luis Muriel.

Sulmuesi kolumbian realizoi një perlë ku portieri Vanja nuk arriti dot të neutralizojë atë goditje. Në pjesën e dytë skuadra trajneri i Torinos, Ivan Juric futi në lojë Belottin në vend të Sanabria-s dhe në minutën e 79′ sulmuesi italian ia doli të barazonte takimin.

Por kur çdo gjë u duk e përfunduar, sulmuesi Piccoli, 20-vjeçari shënoi në minutat e fundit.Një fitore e rëndësishme e skuadrës së Atalantës, ndërkohë që mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti luajti 90 minuta.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport atalanta serie a atalanta serie a

Sondazh

Poll