Sport

Volejbollistja italiane kërkon dëmshpërblim: “Vaksina më ka shkaktuar perikardit”

21 Gusht 2021, 16:51 Nga DOSJA

ITALI – Volejbollistja italiane Francesca Marcon, përmes profilit të saj në Instagram ka bërë të ditur se ajo ka pësuar një perikardit dhe se nuk mund të kthehet në stërvitje tani për tani me ekipin e saj në Bergamo.

Ajo bën një denoncim shumë specifik, që sidoqoftë, nga pikëpamja mjekësore, nuk duhet të merret si fakt, pasi nuk ka siguri absolute të një korelacioni shkak-pasojë mes vaksinës anti-Covid të cilës lojtarja i është nënshtruar dhe simptomës, që ajo po shfaq.

Francesca sqaron se bëhet fjalë për një inflamacion të membranës, që mbron zemrën dhe në fakt raportohet si një efekt anësor i mundshëm i vaksinave Pfizer dhe Moderna.

Kompanitë që prodhojnë vaksinat kanë punuar në raportin e tyre të sigurisë për muaj për të siguruar detaje të mëtejshme për EMA-n, agjencia europiane të barnave, në lidhje me mundësinë se injektimi i vaksinës mund të shkaktojë perikardit dhe miokardit, duke qenë se ka patur raste për të cilët, në fakt, nuk ka 100 % siguri se shkaktohen nga vaksina dhe jo nga faktorë të tjerë.

Ajo që është më interesante sesa historia që përfshin Francesca Marconin, është një pyetje që bën lojtarja dhe kjo është sigurisht interesante. Volejbollistja, në fakt, ngre cështjen: nuk ka asnjë formë “kompensimi për ata që pësojnë dëmtime shëndetësore pas marrjes së vaksinës? Unë deklaroj se nuk jam kundër vaksinës, por kurrë nuk kam qenë e bindur për ta bërë këtë vaksinë dhe mora konfirmimin. Nuk e di nëse jeni të interesuar, por unë kam pasur dhe kam ende perikardit pas vaksinës … Kush paguan çmimin për gjithçka? ”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll