Aktualitet

Të gjithë drejt bregdetit! Fluks mjetesh në segmentin Morinë-Kukës, pushuesit nga Kosova vijnë në Shqipëri

22 Gusht 2021, 06:23 Nga DOSJA
Të gjithë drejt bregdetit! Fluks mjetesh në segmentin

KUKËS– Mëngjesin e sotëm, segmenti Morinë-Kukës është mbushur me mjete të shumta. Këto radhë kilometrike makinash janë krijuar pasi qytetarët kanë si destinacion bregdetin shqiptar dhe portet shqiptare.

Shkaku kryesor i dyndjes së mjeteve drejt Shqipërisë, është se Kosova nga 20 gushti ka nisur aplikimin e masave të reja për parandalimin e përhapjes së variantit të ri Delta.

Po ashtu, ka dhe qytetarë që kanë zgjedhur 10 ditëshin e fundit të gushtit për të kryer pushimet e tyre.

Një tjetër arsye është kthimi nga vendlindja pas pushimeve i emigrantëve kosovar në vendet e BE-së ku jetojnë dhe punojnë si dhe rruga e ngushtë tek kthesa e Urës së Drinit të Zi pranë kantierit ku po punohet për ndërtimin e urës së re të Rrugës së Kombit. Policia rrugore e Kukësit, po orienton drejtuesit e mjete.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet morine-kukes radhe ne morine-kukes morine-kukes radhe ne morine-kukes

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Gusht 2021, 20:11

Nesër vijnë 100 afganë në Shqipëri

TIRANË– Dosja.al ka mësuar se nesër do të vijnë 100 emigrantë afgnë në Shqipëri. Ndryshe nga çfarë u raportuan më herët se në vendin tonë do të ulen...