Aktualitet

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit/ Besimtarët ngjiten sot në Teqenë e Kulmakut, dita kulminante sjell radhë kilometrike të

22 Gusht 2021, 06:13 Nga DOSJA
Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit/ Besimtarët ngjiten sot në

BERAT– Mijëra besimtarë janë bërë pjesë mëngjesin e sotëm në Pelegrinazhin e Malit të Shenjtë të Tomorrit në Berat. Festa e Shenjtë e Bektashinjve ka filluar që me datë 18 gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 gusht, ndërsa dita e sotme është dita kulminante e këtij Pelegrinazhi. Gjatë ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin falet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre. Dita kulminante është e sotmja, kur pelegrinët kryejnë ritet duke bërë kurban, ndezin qirinj dhe luten.

Një numër i madh besimtarësh i janë drejtuar malit të shenjtë e për këtë arsye qarkullimi është bllokuar që prej orës 01.00 të natës. Fluksi i mjeteve që presin të kalojnë është shumë i madh. Besimtarët kanë lënë mjetet e tyre dhe janë nisur me këmbë drejt Malit. Kjo u bë pasi rruga ishte e bllokuar prej orësh dhe qytetarët kishin mbetur në ‘vendnumëro.

Megjithëse janë marrë masa nga forcat policisë qarkut Berat se bashku me atë Skrapar, kjo situatë e pazakontë ka bërë që pelegrinët të ngelen të bllokuar orë të tëra.  Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Policia e Beratit, e cila i bën thirrje përdoruesve të rrugës të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të rikthehen në mjetet e tyre.

Ditën e djeshme Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dha një mesazh shprese e paqeje për gjithë njerëzimin. Ai uroi që të gjithë shqiptarët e njerëzimi në mbarë botën të kenë paqe e dashuri mes njëri tjetrit.

Pelegrinazhi në malin e Tomorit që vazhdon për 5 ditë me radhë. Festa e Shenjtë e Bektashinjve organizohet nga 20-25 Gusht dhe mbledh çdo vit ne Teqenë e Kulmakut mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota. Mali i Tomorit konsiderohet “i shenjtë”, pasi në të prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu.Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës, por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet pelegrinazhi ne malin e tomorrit pelegrinazhi ne malin e tomorrit

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Gusht 2021, 20:11

Nesër vijnë 100 afganë në Shqipëri

TIRANË– Dosja.al ka mësuar se nesër do të vijnë 100 emigrantë afgnë në Shqipëri. Ndryshe nga çfarë u raportuan më herët se në vendin tonë do të ulen...