Sport

Akuzohet për krim kibernetik, rrezikon 10 vite burg, vodhi 5 milionë dollarë!

21 Gusht 2021, 11:59 Nga DOSJA
Akuzohet për krim kibernetik, rrezikon 10 vite burg, vodhi 5 milionë

BRAZIL – Ish-mesfushori i Manchester United, Anderson Luís de Abreu Oliveira, rrezikon deri në 10 vite burg me akuzën e një krimi kibernetik, duke mashtruar dhe përvetësuar shumën e 5 milionë dollarëve nga një kompani tregëtare në Brazil.

Hetimet kanë nisur që vitin 2020, kur policia braziliane bastisi shtëpinë e ish-futbollistit 33-vjeç, duke i konfiskuar kompjuterin personal. Në vijim të operacionit hetimor, organet policore kanë arrestuar 8 persona dhe ndër ta, pritet arrestimi i Anderson, i cili së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës turke të Adana Demirsporit.

Personat e arrestuar janë marrë me krime kibernetike, kryesisht me kriptomonedhat, duke përvetësuar miliona dollarë nëpërmjet mashtrimit. Pjesë e këtij rrjeti është edhe ish-mesfushori Anderson, që përpos një karriere në radhët United në vitet 2007-2015, ka luajtur edhe 8 ndeshje me kombëtaren e Brazilit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport adana demirsporit anderson luís de abreu oliveira ish-mesfushori i manchester united me kombëtaren e brazilit mesfushori anderson united në vitet 2007-2015 vitin 2020 adana demirsporit anderson luís de abreu oliveira ish-mesfushori i manchester united me kombëtaren e brazilit mesfushori anderson united në vitet 2007-2015 vitin 2020

Sondazh

Poll