Aktualitet

‘Mbyllim dyer dhe dritare’/ Mbeturinat në Shijak kthehet në problem, banorët: Nuk po marrim dot frymë! Ka 2 javë pa heq

21 Gusht 2021, 09:13 Nga DOSJA
‘Mbyllim dyer dhe dritare’/ Mbeturinat në Shijak kthehet

SHIJAK– Qyteti i Shijakut është kthyer në një zonë problematikë për banorët e zonës për shkak të mospastrimit të mbeturinave nga koshat për ditë me radhë. Zgjidhje për Bashkinë Shijak është bërë grumbullimi i tyre në një landfill të paligjshëm, rreth të cilit ka banesa. Përveç grumbullimit të paligjshëm, atyre u është vënë edhe zjarri, ku përveç erës së rëndë kanë shkaktuar edhe një tym kancerogjen në zonë.

Banorët shprehen tepër të revoltuar dhe shqetësuar për ‘Report Tv’. Ata shprehen se nuk rrinë dot në shtëpi për shkak të erës së rënduar që është krijuar në zonë. E vetmja zgjidhje sipas tyre është që të mbyllin dyer dhe dritare.

Vjen erë e keqe, s’po marrim dot frymë. Kjo situatë me pehrat ka 5 ditë apo 1 javë që vjen era. Po nuk mbylle dyer e dritare nuk rri dot në shtëpi“, tha një banorë.

Sipas banorëve të zonës kjo situatë ka filluar që prej disa ditësh, ndërkohë që tymi dhe era e keqe është kthyer në një problem jetësor për ta.

“Tmerr me plehrat . Tek lagja ime kanë 2 javë pa u hequr plehrat, është kthyer në një problem të madh“, shprehet një tjetër.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mbeturinat ne shijak mbeturinat ne shijak

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Gusht 2021, 08:48

VLORË– Pamjet më poshtë janë nga fshati Babicë i Vlorës, aty ku u gjet i pajetë brenda makinës 25-vjeçari. Policia ende nuk ka bërë të mundur identi...