Aktualitet

‘Mësojeni se është jetëgjatë’/ Përmirësohet gjendja e Kosta Grillos, kolegu i tij: Më tha dua të kthehem nga Turqia

21 Gusht 2021, 09:04 Nga DOSJA
‘Mësojeni se është jetëgjatë’/

TIRANË– Komentatori i njohur sportiv, Kostandin Grillo është në gjendje më të mirë shëndetësore. Këtë lajm e ka treguar miku i tij, gazetari Ervin Baku, i cili zbuloi se Grillo dëshiron të kthehet në Shqipëri. Baku shkruan në “Facebook” se analizat e gjakut të Kosta Grillos kanë dalë mirë dhe se beteja e mjekëve është përqendruar te rikuperimi i mushkërive.

POSTIMI:

Një lajm i mirë na vjen këtë mëngjes nga Stambolli. Kolegu, miku, vëllai, Kosta Grillo duket se ka marrë kthesën e madhe për mirë… Lavdi Zotit! Mjekimi me qelizat e reja duket se po jep frutet e tij. Komunikimi i tij është shumë normal, me një çehre shumë të mirë të fytyrës. Për herë të pare pas 10 ditësh ka kërkuar për të ngrënë… Mjekët e spitalit i kanë raportuar analizat e gjakut dhe ato kanë dalë shumë mirë. Trupi po rikthehet drej normalitetit… Beteja tani do të fokusohet te rikuperimi i mushkërive. Pra të punohet më pak me aparatet e oksigjenit dhe të rikuperohen mushkëritë.
– Jam shumë mirë, i ka thënë Kosta sot doktoreshës. Dua të kthehem…
– Ku do shkosh ti? i është përgjigjur ajo… Është rrugë e gjatë… Durim!
Të dashur miq, Falemnderit për lutjet tuaja! Zoti ju bekoftë! Vazhdoni ju lutem të luteni!
Falemnderit ju që kontribuat financiarisht! Të gjithë ata/ato që mund të kontribuojnë, ta bëjnë ju lutem. Kohën e qëndrimit të Kostës në spital askush nuk e di…
Kam dhe një fjalë për ata/ato, shumë të paktë, që e mallkuan dhe i uruan më të keqen… Zoti ju bekfotë edhe ju! Zoti ju ruajtw trutw e kokws… Sepse ju nuk e njihni fare fare Kosta Grillon… Mësojeni se Kosta Grillo është jetëgjatë… Sepse Zoti i mbron njerëzit e mirë dhe të pastër!

Grillo vijon të kurohet në Turqi, pas infektimit me COVID-19. Fillimisht ai ishte i shtuar në një spital privat në Tiranë mirëpo gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe u nis drejt Turqisë.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kosta grilla kosta grilla

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Gusht 2021, 08:48

VLORË– Pamjet më poshtë janë nga fshati Babicë i Vlorës, aty ku u gjet i pajetë brenda makinës 25-vjeçari. Policia ende nuk ka bërë të mundur identi...