Aktualitet

Gryenin në mënyrë të paligjshme shtratin e Shkumbinit për të nxjerrë inerte, arrestohen tre persona, në kërkim dy të t

21 Gusht 2021, 09:09 Nga DOSJA
Gryenin në mënyrë të paligjshme shtratin e Shkumbinit

ELBASAN– Tre persona janë vënë në pranfa ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim ditën e sotme në Elbasan pasi akuzihen nga policia e Elbasanit për gëryerje të paligjshme në shtratin e lumit Shkumbin.

U arrestuan në flagrancë qytetarët: Adriatik Balliu, 36 vjeç , Xhelal Mosha , 56 vjeç, dhe Ardian Hazizi 48 vjeç, të tre banues në Kavajë si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit S.B., 48 vjeç dhe D.C., 54 vjeç, banues në Kavajë.

Njoftimi i policisë:

“Gryenin në mëyrë të paligjshëme shtratin e lumit Shkumbin duke marrë inerte, vihen në pranga nga Policia 3 shtetas si dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë . Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve në fushën e krimeve mjedisore, specilaistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit: Adriatik Balliu, 36 vjeç , Xhelal Mosha , 56 vjeç, dhe Ardian Hazizi 48 vjeç, të tre banues në Kavajë si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit S.B., 48 vjeç dhe D.C., 54 vjeç, banues në Kavajë. Pasi në fshatin Hoxhaj, Peqin , u gjetën duke marrë inerte në mënyrë të paligjshme në lumin Shkumbin me tre mjete të tonazhit të rëndë të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre persona në elbasan lumi shkumbin arrestohen tre persona në elbasan lumi shkumbin

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Gusht 2021, 08:48

VLORË– Pamjet më poshtë janë nga fshati Babicë i Vlorës, aty ku u gjet i pajetë brenda makinës 25-vjeçari. Policia ende nuk ka bërë të mundur identi...