Aktualitet

Kultivonin kanabis dhe mbanin armë pa leje në Tiranë! Bien në pranga babë e bir, asgjësohen droga (EMRAT)

21 Gusht 2021, 08:15 Nga DOSJA
Kultivonin kanabis dhe mbanin armë pa leje në Tiranë! Bien

TIRANË– Babë e bir janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se kanë kultivuar lëndë narkotike si dhe kanë mbajtur armë pa leje. Në pranga kanë përfunduar Fatmir Sulaj dhe djali i tij Hamdi Sulaj. Arrestimi i tyre u bë pasi në Kashar, në brendësi të banesës, gjatë kontrollit të ushtruar,në një serë bujqësore, u konstatuan të mbjella bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga autorët për të ruajtur bimën narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “KASHARI”.Operacioni kundër veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe armëmbajtjes pa leje.Sekuestrohen 2 armë zjarri automatik, municion luftarak dhe sende të tjera të kundraligjshme.Vihen në pranga babë e bir.Komisariati i Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe armëmbajtjes pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “KASHARI”, si rezultat i të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Fatmir Sulaj., 56 vjeç dhe Hamdi Sulaj., 25 vjeç.Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në Kashar, në brendësi të banesës, gjatë kontrollit të ushtruar,në një serë bujqësore, u konstatuan të mbjella bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis SativaNë vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga autorët për të ruajtur bimën narkotike.Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Kultivim i bimeve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e kryer në bashkëpunim.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen babe e bir ne tirane fatmir sulaj hamdi sulaj arrestohen babe e bir ne tirane fatmir sulaj hamdi sulaj

Sondazh

Poll