Aktualitet

Dalin pamjet e makinës ku u ekzekutua i riu në Babicë, 25-vjeçari u qëllua me plumb në kokë brenda “Fiat Puntos”

21 Gusht 2021, 08:26 Nga DOSJA
Dalin pamjet e makinës ku u ekzekutua i riu në Babicë,

VLORË– Kjo është makina në të cilën u gjet i vrarë 25-vjeçari në Babicë të Vlorës. I riu dyshohet se është ekzekutuar me tre plumba, ndërsa 1 një prej tyre e ka prekur në kokë.

Në videon e siguruar nga ‘Dosja.al’ shihet që mjeti po merret me karrotrec dhe po dërgohet për ekspertizë të hollësisshme.

I riu është gjetur pa shenja jete brenda automjetit që drejtohej prej tij, tip “Fiat Punto” me targa TR 3437 R. Pas verifikimeve rezulton se makina është në pronësi të një vajze.

Ndërkohë identiteti i të riut që humbi jetën ende nuk është bërë i ditur. Policia dyshon se disa persona e kanë qëlluar me armë zjarri. Po punohet për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ekzekutohet me plumb në kokë 25-vjeçari në Babicë të Vlorës, autorët e qëlluan 3 herë me armë zjarri brenda makinës (DYSHIMET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vrasje ne babice te vlores vrasje ne babice te vlores

Sondazh

Poll