Aktualitet

Aksidenti i rëndë në Fier-Levan/ Drejtuesi i mjetit nga Korça: Sa e bleva makinën. Ishte e pamundur, rashë në kanal! Mjek

21 Gusht 2021, 08:43 Nga DOSJA
Aksidenti i rëndë në Fier-Levan/ Drejtuesi i mjetit nga

FIER– Aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Levan la tre persona të plagosur, të gjitha gra. Tre të aksidentuarit, edhe gruaja nga Korça që ndodhej në makinën tjetër, fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Makina e parë familjare nga Korça, ku udhëtonin 3 persona, kurse makina e dytë me një familje nga Prizreni ku udhëtonin 4 pesona. Një makinë ka goditur nga pas një tjetër dhe më pas kanë përfunduar të dyja të përmbysura jashtë rrugës.

Drejtuesi i mjetit nga Prizreni, gruaja dhe vajza e të cilit pësuan aksident në Bypasin e Fieri, ishte mjek në spitalin e Prizrenit. Ai tregoi se punonte mjek në spitalin e Prizrenit, ishte i lodhur sepse kishin ditë që punonin me orë të gjata për shkak të Covid-10. “Tre dite kam që mora këtë makinë, shita të parën dhe mora këtë”. 

Ndërsa drejtuesi korçar tha po udhëtonte me 90 km/orë kur nga ndjeu një goditje. “U mundova ta mbaja makinën në rrugë, por qe e pamundur dhe rashë në kanal dhe pas meje edhe makina tjetër.”

Aksident i rëndë në Levan-Fier/ Ishin nisur drejt plazhit! Përplasen dy mjete, dalin jashtë rruge, plagosen rëndë nënë e bijë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fier-levan aksident ne fier-levan

Sondazh

Poll