Aktualitet

I dënuar me 4 vite burg për trafik klandestinësh! Kapet në Portin e Durrësit maqedonasi i shpallur në kërkim ndërkombët

21 Gusht 2021, 08:57 Nga DOSJA
I dënuar me 4 vite burg për trafik klandestinësh! Kapet në

DURRËS– Policia e Portit të Durrësit ka arrestuar Mevait Osmani, 32 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Osmani rezulton një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Organizim i paligjshëm i emigracionit”.

NJOFTIMI I POLICISE:

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Maqedonisë, një 32-vjeçar, i dënuar për veprën penale “Organizim i paligjshëm i emigracionit”.Në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar në Port, Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana dhe DVP Durrës, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:Mevait Osmani, 32 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Organizim i paligjshëm i emigracionit”.Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Durrës, bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Maqedonisë së Veriut.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mevait osmani mevait osmani

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Gusht 2021, 08:48

VLORË– Pamjet më poshtë janë nga fshati Babicë i Vlorës, aty ku u gjet i pajetë brenda makinës 25-vjeçari. Policia ende nuk ka bërë të mundur identi...