Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Këto janë armët që dyshohet të kenë përdorur autorët (Foto)

17 Shkurt 2019, 16:08 Nga DOSJA
Atentati në Vlorë/ Këto janë armët që dyshohet

Në foto shihen 3 armë të djegura që mendohet se janë përdorur nga autorët e atentatit që ndodhi në Vlorë ditën e sotme, ku mbetën të vdekur dy persona ndërsa shënjestra e atentatit u plagos rëndë.

Dosja.al mëson se bëhet fjalë për 3 armë të tipit kallashnikov. Armët u gjetën brenda makinës e cila u gjet e shkrumbuar në Babicë, 5 km larg vendit të krimit.

Ditën e sotme, në zonën e njohur si “Uji i ftohtë” në Vlorë, 2 persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është i plagosur rëndë si pasojë e një atentati.

Burime për Dosja.al, shprehen se shënjestra e atentatit ka qenë 42-vjeçari Armando Sulejmani ndërsa dy viktimat janë Orest Rexho dhe Arian Hasani, përkatësisht kunati dhe shoku i Sulejamanit. (Lexo këtu)

42-vjeçari i njohur si “Çipuri”, shënjetra e atentatit të sotëm, ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt, i cili mbeti i plagosur rëndë, më 1 tetor 2017, në rrugën “Transballkanike” në Vlorë. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan hasani armando sulejmani arme kallashnikov atentati ne vlore dy te vrare ne vlore orest rexho arjan hasani armando sulejmani arme kallashnikov atentati ne vlore dy te vrare ne vlore orest rexho

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2019, 10:33

“Nevoja për një opozitë ekstrapartiake”

Protesta e opozitës është komentuar gjatë në çdo media, por dhe mes qytetarëve. Të gjithë në këndëvështrimin e asaj që kishin parë, jepnin mendimin e tyr...