Aktualitet

Rritje e lehtë temperaturash! Priten reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit (HARTA LIVE)

21 Gusht 2021, 05:25 Nga DOSJA
Rritje e lehtë temperaturash! Priten reshje shiu në disa zona,

TIRANË– Dita e sotme do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në mesditë. Përgjatë relieveve malore kryesisht në Lindje dhe Juglindje reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C mëngjesi deri në 37°C mesdita.

Shërbimi Meterologjik Ushtarak, e nesërmja parashikohet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare në orët e mesditës.

Në fushën termike për sot temperaturat parashikohen pa ndryshime të ndjeshme, ndersa ditën e dielë pritet të pësojnë rritje në vlerat maksimale. Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bredgetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 21 gusht 2021 parashikimi i motit 21 gusht 2021

Sondazh

Poll