Aktualitet

20 Gusht 2021, 16:24 Nga DOSJA

TIRANË– Tirana International Airport (TIA) ka njoftuar udhëtarët që duan të udhëtojnë me avion drejt Italisë dhe Greqisë, se 24 orë para udhëtimit, e kanë të detyrueshëm të plotësojnë dhe ta kenë të printuar formularin PLF (që tregon vendin ku do qëndrojë udhëtari, arsyeja e udhëtimit, të dhënat personale).

Në njoftimin zyrtar, TIA thekson se për të shkuar në Greqi pasagjerët duhet të kenë test negativ të Covid-19 ose certifikatë vaksinimi. Për të shkuar në Itali duhet një test PCR 72 orë para nisjes 48 orët e fundit për të gjithë pasagjerët qoftë të vaksinuar apo pavaksinuar.

NJOFTIMI NGA TIA:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Italisë dhe Greqisë,  ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit.

-Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot. -Linku për formularin drejtë Italisë: https://app.euplf.eu/ -Linku për formularin drejtë Greqisë: https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/ -Gjithashtu ju rikujtojmë se për të udhëtuar drejt Italisë duhet të:

-Paraqitni rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar. -Për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere: Test COVID, ose një dëshmi që personi e ka kaluar ose çertifikata e vaksininimit -Ju rikujtojmë se jemi në dispozicion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit. Faleminderit për mirëkuptimin. Tirana International Airport

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti nene tereza aeroporti nene tereza

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Gusht 2021, 14:50

TIRANË– Një djalë i ri në Tiranë është kthyer në një rrezik për vajzat që lëvizin natën dhe vetëm në rrugët e kryeqytetit. Pamjet që po shikoni trego...