Aktualitet

Ndodh në Vlorë! 50-vjeçari kryen marrëdhënie me vajzën e tezes, e shantazhon me videot intime për t’i marrë paratë

20 Gusht 2021, 14:43 Nga DOSJA
Ndodh në Vlorë! 50-vjeçari kryen marrëdhënie me

VLORË– Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku një burrë rreth të 50-ve, ka krijuar marrëdhënie intime me vajzën e tezes së tij dhe më pas e ka shantazhuar me qëllim që t’i merrte paratë. OraNews shkruan se të dy kushërinjtë kishin krijuar familje me persona të tjerë, por mes tyre kishte lindur një ndjenjë sentimentale, duke kaluar në raporte intime.

Këto raporte intime janë filmuar nga 50-vjeçari me inicialet A.P, i cili më pas ka filluar ta shfrytëzojë këtë marrëdhënie për t’i marrë para vajzës së tezes, duke e shantazhuar me video dhe foto. Vetë gruaja pas një sërë shantazhimesh e kërcënimesh është paraqitur në Policinë e Vlorë ku ka bërë një kallëzim. Në telefonin e gruas, janë gjendur dhjetëra biseda me përmbajtje shantazhuese, ku djali i tezes së saj e kërcënonte se do i publikonte fotot dhe videot intime në rrjete sociale. Ajo ka treguar se herë pas herë gruaja i ka dhënë 50-vjeçarit 100 mijë lekë të vjetra, 50 euro dhe 70 mijë lekë të vjetra, por duke qenë se situate po përsëritej, ka vendosur të paraqitej në polici.

Gruaja i ka treguar për situatën edhe bashkëshortit të saj. Kallëzimi është marrë nga policia në ditët e para të muajit Gusht 2021 dhe pas një seri veprimesh është provuar se 50-vjeçari, kishte krijuar një raport intime me vajzën e tezes së tij. Aktualisht ndaj 50-vjeçarit është vendosur nga gjykata e Vlorës masa e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes dhe shantazhit me qëllim marjen e pasurisë”. Kërkimet për arrestimin e tij janë kryer nga policia e Vlorës, por pa rezultat. 50-vjeçari ka mundur të largohet nga Shqipëria, duke u fshehur në Itali.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 50-vjecari shantazon kusheriren vlore 50-vjecari shantazon kusheriren vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Gusht 2021, 12:47

DW: Dështuan shërbimet sekrete në Afganistan?

Paralelisht me aksionin e evakuimit të personelit lokal afgan dhe ndihmësve të tjerë në Kabul, në Berlin ka filluar ballafaqimi politik në lidhje me zhvillimet ...