Aktualitet

Fier, ndotje në ajër nga nafta/ Preken banorët e zonave ku janë edhe puset e nxjerrjes së naftës

20 Gusht 2021, 15:24 Nga DOSJA
Fier, ndotje në ajër nga nafta/ Preken banorët e zonave ku

Banorët e fshatit Marinez prej vitesh vuajnë nga sëmundjet në gjak.

Shkak për këtë është derdhja pa kriter e mbetjeve hidrokarbure dhe ndotja e ajrit nga kompanitë naftënxjerrëse që operojnë në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinezes.

Më të prekur nga kjo sëmundje janë ata që kanë punuar në sektorin e nxjerrjes së naftës, ndërsa thuajse i gjithë fshati vuan nga sëmundja e fenoleve në gjak. Banorët thonë se ndotja e ajrit nga mbetjet hidrokarbure dhe gazrat që çlirohen në hapësirë janë të përhershme, ndërsa më shumë ato ndihen në orët e para të mëngjesit.


Hedhja pa kriter e mbetjeve hidrokarbure që dalin nga puset e naftës veç ajrit, ndotin tokën dhe nëntokën.

Uji që vjen në shtëpitë e fshatit nuk është i pijshëm, ndërkohë që prodhimet bujqësore dhe blektorale thuajse nuk konsumohen për shkak të ndotjes së madhe.

Megjithëse gjendja mjedisore është tepër e rëndë, banorët e Marinezës nuk kanë shpresë se ajo mund të përmirësohet.

Shpërngulja nga fshati është e vetmja zgjidhje por pjesa më e madhe nuk mund të largohen për shkak të pamundësive ekonomike.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ndotje në ajër nga nafta ndotje në ajër nga nafta

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Gusht 2021, 14:50

TIRANË– Një djalë i ri në Tiranë është kthyer në një rrezik për vajzat që lëvizin natën dhe vetëm në rrugët e kryeqytetit. Pamjet që po shikoni trego...