Aktualitet

20 Gusht 2021, 14:50 Nga DOSJA

TIRANË– Një djalë i ri në Tiranë është kthyer në një rrezik për vajzat që lëvizin natën dhe vetëm në rrugët e kryeqytetit. Pamjet që po shikoni tregojnë pasojat e një grushti në fytyrën e një vajze të re, e cila po shkonte në shtëpi sapo kishte mbyllur punën, por u përball me keqbërësin.

Siç shkruan edhe vetë e reja në denoncimin e saj për JOQ, djali e ka grushtuar dhe është larguar pa i thënë asgjë tjetër, duke e lënë të gjakosur në rrugë. Ajo tregon më tej se ky rast është përsëritur edhe me vajza të tjera dhe kërkon që ky person të indentifikohet për të shmangur sulme të tilla.

“Nuk e pash djalin kur po vinte sepse isha ne cel dhe me ka goditur e ka ikur direkt as nuk foli as nuk beri reagim tjeter pervec grushtit. E theksoj qe nuk kam probleme me njeri sa kisha mbaruar punen dhe po shkoja ne shtepi. Me kan then qe ky rast eshte perseritur dhe her tjeter por vetem me goca. Po ju dergoj videot dhe kush ka mundesi ta indetifikoj qe ta gjejm bashk dhe mos te kemi frik te ecim vetem ne rruget e Tiranes. Faleminderit dhe e vlersoj nese mundoheni ta gjejm dhe jo te paragjykoni rastin.”- shkruhet në denoncim.

 

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet djali dhunon vajzat ne tirane tirane djali dhunon vajzat ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Gusht 2021, 12:47

DW: Dështuan shërbimet sekrete në Afganistan?

Paralelisht me aksionin e evakuimit të personelit lokal afgan dhe ndihmësve të tjerë në Kabul, në Berlin ka filluar ballafaqimi politik në lidhje me zhvillimet ...