Aktualitet

Një ishte 45 vjeç! Vdesin dy persona të tjerë nga Covid-19 në Shqipëri, regjistrohen 535 raste të reja, 4 mijë e 615 qyt

20 Gusht 2021, 15:06 Nga DOSJA
Një ishte 45 vjeç! Vdesin dy persona të tjerë nga Covid-19

TIRANË– Dy mijë e 475 viktima, 4 mijë e 615 raste aktive dhe 131 mijë e 42 të shëruar. Ky ëhtë bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në vend. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se dy persona të tjerë kanë humbur jetën nga Covid-19. Konkretisht një qytetar 45 vjeç nga Durrësi dhe një qytetar 77 vjeç nga Tiran, nuk kanë mundut t’i mbijetojnë infektimit nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 6173 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 535 qytetarë, në këto bashki: 184 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 37 në Vlorëm, 29 në Durrës, 19 në Malësi e Madhe, 17 në Kavajë, 16 në Berat, 15 në Lushnje, nga 13 raste në Sarandë, Elbasan, nga 12 raste në Lezhë, Kamëz, Fier, 10 në Vau i Dejës, 7 në Peqin, nga 6 raste në Rrogozhinë, Gjirokastër, Prrenjas, nga 5 raste në Kuçovë, Dimal, Mallakastër, nga 4 raste në Dibër, Mat, Divjakë, nga 3 raste në Librazhd, Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Krujë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Shijak, Vorë, Roskovec, Memaliaj, Pogradec, nga 1 rast në Poliçan, Skrapar, Devoll, Përmet, Konispol, Delvinë, Himarë, Selenicë, Patos, Tropojë, Has, Pukë.

Aktualisht janë 4615 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 122 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,042 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (20 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 535
Të shëruar në 24 orë 122
Të shtruar në spitale 60
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 6173

Testime totale 985,705
Raste pozitive 138,132
Raste të shëruara 131,042
Raste Aktive 4615
Humbje jete 2,475

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1781
Shkodër 739
Vlorë 416
Fier 409
Durrës 261
Elbasan 239
Lezhë 217
Berat 164
Gjirokastër 144
Korçë 101
Kukës 88
Dibër 56

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Gusht 2021, 14:50

TIRANË– Një djalë i ri në Tiranë është kthyer në një rrezik për vajzat që lëvizin natën dhe vetëm në rrugët e kryeqytetit. Pamjet që po shikoni trego...