Dënohet me 500 mijë lekë gjobë i riu nga Tirana, qeni i tij kafshoi një qytetar në rrugë
20 Gusht 2021, 15:21Nga DOSJA
TIRANË– Një i ri nga Tirana është dënuar nga Gjykata e kryeqytetit me 500 mijë lekë gjobë, pasi qeni i tij ka kafshuar një qytetar duke i lënë plagë në dorë. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNeës se djali është gjendur fajtor për veprën penalë “Braktisjen e kafshës së shoqërimit”.
Rasti është rregjistruar në 30 Mars 2021, pranë shkollës “Jakov Xoxa” në Tiranë, kur E. B, ishte duke ecur me biçikletë. Në këtë moment ai ka parë një djalë të ri, i cili mbante një qen me zinxhir. Ne momentin që E.B, ka kaluar pranë qenit është frikësuar dhe personi që mbante qënin E. Ç, i ka thene “…nuk të kafshon jo…”.
E.B. ka vazhduar rrugën dhe kur ka kaluar pranë qenit ai i është vërsulur. Ai për tu mbrojtur i ka nxjerrë dorën para dhe qeni e ka kafshuar në dorë. Personi që kishte qenin banonte aty pranë dhe i ka thirrur babait të tij, duke i thënë “…hajde se ka kafshuar qeni dikë…”.
Në këtë moment aty ka ardhur babai i djalit, i cili ka hequr qenin prej atje dhe është larguar bashkë me të, dhe me gjithë kërkesën e E. B ai nuk ka pranuar ta dërgojë atë në spital duke i thënë se “…nuk kam makinë për të transportuar….”. Nisur nga kjo situatë qytetari i është drejtuar komisariatit Nr.4 në Tiranë duke depozituar një kallëzim penal.
Çështja u rregjistrua në prokurori dhe prokurori i çështjes, Sajmir Hysi, vendosi të marrë të pandehur të riun E. Ç, duke i kërkuar gjykatës dënimin e tij me 750 mijë lekë të vjetra gjobë. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, gjyqtari i çështjes, Kujtim Vraniçi, e dënoi përfundimisht E. Ç me 500 mijë lekë të vjetra.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Dy mijë e 475 viktima, 4 mijë e 615 raste aktive dhe 131 mijë e 42 të shëruar. Ky ëhtë bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandem...
TIRANË– Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar të tjera shkelje në rezidencën numër dy të studentëve. Një sipërfaqe trualli i është dhënë një kompani...
DURRËS– Një 2-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Mësohet se vogëlushi është plagosur gjatë një aksidenti a...
Aktualitet20 Gusht 2021, 14:50
TIRANË– Një djalë i ri në Tiranë është kthyer në një rrezik për vajzat që lëvizin natën dhe vetëm në rrugët e kryeqytetit. Pamjet që po shikoni trego...
VLORË– Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku një burrë rreth të 50-ve, ka krijuar marrëdhënie intime me vajzën e tezes së tij d...
KUKËS– Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Kukës ka bërë me dije se zjarri i shfaqur një ditë më parë në Tërthorë të Kukësit është shuar krejtësish...
FIER- Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngj...
FIER– Policia e Fierit ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë që ka lënë gjashtë persona të plagosur. Sipas njoftimit të policisë, në aksin rrugo...