Politike

Mbërrin në Tiranë Ish-Agjenti Special Mbikëqyrës i FBI-së, Kim pret Steve Butler: Do jetë këshilltari i ri i Byrosë Kom

18 Gusht 2021, 16:55 Nga DOSJA
Mbërrin në Tiranë Ish-Agjenti Special Mbikëqyrës i

TIRANË– Ish-Agjenti Special Mbikëqyrës i FBI-së, Steve Butler i cili do të jetë këshilltari i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka mbërritur në Shqipëri. Ka qenë vetë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e cila ka bërë me dije se ka pritur Butler në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim theksoi se Amerika do të vazhdojë të mbështesë punën e Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri për hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri ish Agjentin Special Mbikëqyrës të FBI-së dhe këshilltarin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Steve Butler. Ambasadorja Kim u takua me Steve për ta mirëpritur atë në ekip dhe për të biseduar mbi mbështetjen tonë të vazhdueshme për punën themelore të SPAK në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet trajnimeve, ndërtimit të kapaciteteve, pajisjeve dhe ekspertizës këshilluese”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA.

BKH ka nisur zyrtarisht punën më datë 9 gusht me 28 hetues. Në total ata duhet të jenë 60 persona dhe plotësimi i këtij institucioni mbetet ende i hapur.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike steve butler yuri kim steve butler yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 18 Gusht 2021, 14:41

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur sërish pas ankesave të studentëve të cilët janë kaluar në një godinë të vetme konvikti të qytetin Student...

Politike 17 Gusht 2021, 14:05

TIRANË– Qyteti Studenti do të shërbejë si një nga vendqëndrimet për një pjesë të madhe të afganëve që do të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri. Bashkia e Tir...