Aktualitet

Jacuzzi, SPA dhe pishina! Pamje nga hoteli me 5 yje ku do qëndrojnë afganët në Berat

20 Gusht 2021, 09:53 Nga DOSJA
Jacuzzi, SPA dhe pishina! Pamje nga hoteli me 5 yje ku do qëndrojnë

BERAT– Qytetarët afganë që do të vijnë në Shqipëri, do të akomodohen fillimisht në qytetin e Beratit. Këtë e konfirmoi ditën e djeshme kryetari i Bashkisë i qytetit, i cili bëri të ditur se ka nisur puna për të bërë sistemin e vendit ku ata do të qëndrojnë. ‘Faxnews’ raporton se afganët do të qëndrojnë në një hotel luksoz me 5 yje.

Ky hotel ka gati 109 dhoma ku sipas informacioneve paraprake pritet të strehohen rreth 200 persona.

Kapaciteti i plotë i hotelit është prej 180 dhomash përfshirë dhe suitat. Jacuzzi, pishinat dhe shërbimi Spa nuk mungon gjithashtu në hotelin luksoz. Po ashtu janë bërë gati ambientet ku do të kryhen vizitat mjekësore, tamponi dhe ku shtetasve afganë do tu ofrohet asistencë psikologjike.

Gjithçka gati/ Presim 3 mijë afganë, nuk dihet kur mbërrijnë në Shqipëri! Akomodohen në Berat, Tiranë, Durrës dhe Lezhë, stafi qëndron ‘pronto’ në Rinas

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet berat evakuimi i afganëve ne shqiperi berat evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll