Aktualitet

Tritoli ndaj biznesit të çimentos në Durrës/ Policia gjen ku u ble sasia plasëse, pronari i depos: Ua shes vetëm kompanive

20 Gusht 2021, 07:37 Nga DOSJA
Tritoli ndaj biznesit të çimentos në Durrës/ Policia gjen

DURRËS– Policia e Durrësit ka gjetur depuon ku u shit lënda plasëse që u përdor për të vendosur tritolin në fabrikën e çimentos në Durrës. Ishin tre persona ata të ciklët vendosën 50 kg tritol në impiantin që prodhonte çimento.

Prokuroria dhe policia e Durrësit kanë arritur të gjejnë vendin se ku është blerë sasia e tritolit.

Ndërkohë tregtari tregon se sasinë e tritolit ja shesin vetëm kompanive të guroreve dhe jo individëve privatë që nuk kanë një licencë për përdorimin e sasive të eksplozivit. Shitësi u ka treguar policisë listën e kompanive me të cilën ka marrëdhënie tregtare, duke përjashtuar në mënyrë kategorike që tritoli të kishte dalë nga depoja e tij, tek individë privatë të palicensuar.

Ende nuk bëhen me dije arsyet e kësaj ngjarjeje, por paraprakisht burime pranë bluve të Durrësit bëjnë me dije se dy janë pistat kryesore që po hetohen: Mund të ketë ndodhur për shkak të konkurrencës ose mund të jetë një kërcënim për administratorin e firmës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet atentati ne durres atentati ne durres

Sondazh

Poll