Shtyhet nisja e vitit të ri shkollor, ministrja Evis Kushi: Deri me datë 27 shtator do vijojë me mësimin plotësues
20 Gusht 2021, 08:22Nga DOSJA
TIRANË– Viti i ri shkollor do të startojë më 27 shtator 2021! Ky ishte njoftimi më i fundit që u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Ajo zbuloi se shkolla do të jetë e hapur që me datën 1 shtator, mirëpo nuk do të jetë me detyrim për nxënësit që të jenë të pranishëm. Gjatë datës 1 deri më 17 shtator, mësimi do të jetë plotësues. Mirëpo, mësuesit janë të detyruar që gjatë këtyre ditëve të jenë në shkollë me kohë të plotë për të ofruar mësim plotësues si dhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.
NJOFTIMI I MINISTRES:
Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021.Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.
Vendosëm që viti i ri shkollor të mos fillojë më 13 por në datën 27 shtator. Këtë shtyrje ne e kemi reflektuar edhe në strukturën e viti shkollor për të gjitha nivelet. Kësisoj mbyllja shtuhet nga data 8 në 17 qershor.Për arsimin e mesëm dhe të lartë, nga data 15 në 24 qershor. Për maturantët shtyhet nga data 1 në 8 qershor. Shkolla hapet që me 1 shtator, do të zhvillohet mësimi plotësues por do kërkojmë nga shkollat të hartojnë një program të detajuar veprimtarish“, tha Kushi.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KURBIN-Policia e Kurbinit ka arrestuar ditën e sotme 27-vjeçarin Armando Marashi, një person të shpallur në kërkim për vjedhje.Gjatë kontrollit në automj...
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve në 5 qarqe të vendit.Qarku Lezhë 1-Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshati Thirrë – Va...
DURRËS– Policia e Durrësit ka gjetur depuon ku u shit lënda plasëse që u përdor për të vendosur tritolin në fabrikën e çimentos në Durrës. Ishin tre...
TIRANË– Shqipëria është nën pushtetin e flakëve prej disa ditësh. Situata më problematike është në Majën e Rrunës në Kukës, aty ku po digjen sipërfaqe të t...
LEZHË– Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e qytetarit Zef Kola në fshatin Kallmet të Lezhës, pasi po kultivonte lëndë narkotike në një zon...
DURRËS– Enger Muca është i riu që u ndalua nga policia e Durrësit. 26-vjeçari i cili drejtonte mjetin tip ‘Range Rover’ qarkullonte me armë zjarri d...
TIRANË– Shqipëria do të presë 3 mijë afganë! Kjo shifër u zbulua nga kryeministri Edi Rama në një intervistë për median italiane e më pas për BBC. Strehimi...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al dhe Shqiptarja.com kanë në faqe kryesore bisedën mes Ramës dhe Bl...