Aktualitet

Vendosi zjarr në fshatin Rrajcë, rrezikoi parkun e Shebenik-Jabllanicë, shpallet në kërkim autori

20 Gusht 2021, 07:29 Nga DOSJA
Vendosi zjarr në fshatin Rrajcë, rrezikoi parkun e

ELBASAN– Një 20-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka djegur një sipërfaqe toke. Igli Halili, është 20-vjeçari, banues në fshatin Rrajcë Sutaj, Prrenjas, i cili dyshohet se është autori i zjarrvënies në fshatin Rrajcë Skënderbe, në vendin e quajtur “Guri i Dhelprës”, pjesë e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Dogji me zjarr një sipërfaqe toke shpallet në kërkim policor autori i dyshuar.Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Prrenjas, shpallën në kërkim policor shtetasin: I.H., 20 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Sutaj, Prrenjas.Ky shtetas dyshohet se është autori i zjarrvënies në fshatin Rrajcë Skënderbe, në vendin e quajtur “Guri i Dhelprës”, pjesë e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet igli halili zjarrevenie e qellimshme igli halili zjarrevenie e qellimshme

Sondazh

Poll