Aktualitet

Theu arrestin shtëpiak! Bashkë me babain sulmuan me grushta një person, arrestohet 20-vjeçari në Bulqizë (EMRI)

20 Gusht 2021, 09:46 Nga DOSJA
Theu arrestin shtëpiak! Bashkë me babain sulmuan me grushta një

BULQIZË– Policia në Bulqizë ka arrestuar një 20-vjeçar pasi ka thyer masën ‘arrest shtëpie’. Në pranga ka rënë Erjon Lusha, i cili së bashku me babain e tij ka goditur me grushta një person tjetër. I plagosuri ka marrë dëmtime të lehta trupore. Policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit U. H., dhe A.L., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim. Në Bulqizë kapet dhe arrestohet një shtetas që kishte thyer masën sigurisë “Arrest në shtëpi”. Në Mat goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, vihet në pranga poseduesi. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Erjon Lusha, 20 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas ka dalë nga banesa duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër kishte caktuar ndaj tij, sëbashku me babain e tij shtetasin A.L., janë konfliktuar dhe goditur me grushta shtetasin U. H., të cilit i kanë shkaktuar dëmtime të lehta trupore. Në përfundim të veprimeve të para hetimore janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit U. H., dhe A.L., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne bulqize erjon lusha arrestim ne bulqize erjon lusha

Sondazh

Poll