Aktualitet

Radhë kilometrike në Kapshticë! Pala greke ende punon me 1 sportel, shqiptarët me 6, qytetarët presin në mes të vapës

20 Gusht 2021, 09:40 Nga DOSJA
Radhë kilometrike në Kapshticë! Pala greke ende punon me 1

KAPSHTICË-Pika kufitare e Kapshticës është mbushur mëngjesin e sotëm me qytetarë të cilët duan të kalojnë kufirin në tokën helene. Radhët e gjata kanë nisur që në orët e para të mëngjesit.

Kjo është dita e dytë radhazi që pala greke e nis punën me një sportel, megjithëse me kalimin e orëve, një gjë e tillë është rikuperuar dhe rimti i punës është shtuar. Ditën e djeshme u raportua se po punohej që pala greke të shtonte më shumë sportele mirëpo mesa duket kjo gjë nuk u bë e mundur. Ndërkohë, sa i përket palës shqiptare, puna vijon me 6 sportele për të përballuar fluksin.

Në pikën kufitare të Kapshticës deri më tani kanë hyrë hyrë 1851 dhe kanë dalë 3329 shtetas të huaj dhe shqiptarë. Qafë-Thanë, kanë hyrë 4786 dhe kanë dalë 3513 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Pika kufitare e Kapshticës, pas një kohe të gjatë për shkak të masave anti-COVID, është rihapur më 1 korrik.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kapshtice trafik ne kapshtice kapshtice trafik ne kapshtice

Sondazh

Poll