Sport

Percassi: “Gomez është larguar nga Atalanta, për sjellje indisiplinore serioze”

20 Gusht 2021, 06:00 Nga DOSJA
Percassi: “Gomez është larguar nga Atalanta, për sjellje

ITALI – Pasi janë konfliktuar ndërmjet tyre në distancë, tani për të mbyllur debatin, në lojë ka hyrë edhe presidenti i klubit bergamask, Antonio Percassi, i cili në zyrtare të klubit, revokon edhe një herë arsyen e largimit të mesfushorit argjentinas nga skuadra

“Më vjen keq që po flas përsëri për këtë historinë, por shitja e Alejandro Papu Gomez është porositur nga Antonio Percassi, president i Atalantës, për një akt serioz mosdisiplinimi kundër pronës. Nuk ka asgjë tjetër për të shtuar”.

Me këtë mesazh të shkurtër, por të qartë që u shfaq në faqen zyrtare të Atalantës, presidenti i klubit të Bergamos donte t’i përgjigjej akuzave të fundit të Papu kundër Gian Piero Gasperinit, pas intervistës së dhënë nga ish-kapiteni ‘zikaltër’ në “La Nacion”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alejandro papu gomez antonio percassi atalantës bergamo gian piero gasperinit alejandro papu gomez antonio percassi atalantës bergamo gian piero gasperinit

Sondazh

Poll