Sport

E tundojnë me kontratën e re, Mohamed Salah ‘faraoni’ i Liverpool-it

20 Gusht 2021, 05:38 Nga DOSJA
E tundojnë me kontratën e re, Mohamed Salah ‘faraoni’ i

ANGLI – ‘The Reds’ po përpiqet të bllokojë ‘xhevahirët’ e saj me kontrata afatgjata. Pasi ka ‘blinduar’ portierin Alisson Becker, mbrojtësit Aleksander-Arnold dhe Virgil van Dijk, duket se tani radhën i ka ardhur sulmuesit Mohamed Salah.

29-vjeçarit egjiptian kontrata i përfundon në 2023, por drejtuesit e Liverpool duan ta mbajnë në “Anfield Road” edhe më gjatë. Ata i kanë bërë atij një ofertë për të nënshkruar deri në vitin 2025, ndërkohë që do të jetë edhe lojtari më i paguar i skuadrës.

Aktualisht futbollisti më i paguar te Liverpool është Van Dijk, me 220 mijë paund në javë. Drejtuesit e “The Reds” janë të gatshëm bëjnë Salah ‘faraonin’ e Liverpool, duke e paguar me 230 mijë paund në javë, me kushtin që ai të qëndrojë deri në 2025.

Sulmuesi egjiptian iu bashkua ‘The Reds’ në verën e 2017-tës dhe që atëherë ka luajtur 204 ndeshje për Liverpool, duke shënuar 126 gola dhe asistuar 49 herë. Klube si Real Madridit dhe Barcelona, janë interesuar për Salah në të shkuarën, por edhe tani.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 29-vjeçarit egjiptian aleksander-arnold dhe virgil van dijk alisson becker anfield road mohamed salah the reds 29-vjeçarit egjiptian aleksander-arnold dhe virgil van dijk alisson becker anfield road mohamed salah the reds

Sondazh

Poll