Bota

Ndikimi i LGBTI-së, Franca zëvendësoi termat ‘nënë’ dhe ‘baba’ me ‘prindin 1’ dhe ‘prindin 2’

18 Shkurt 2019, 09:06 Nga DOSJA
Ndikimi i LGBTI-së, Franca zëvendësoi termat

Asambleja kombëtare franceze ka votuar për të ndryshuar ligjin e saj të arsimit për të zëvendësuar termat ‘nënë’ dhe ‘baba’ me ‘Prind 1’ dhe ‘Prind 2’.  Masa, e cila kaloi leximin e saj të parë të martën, hap rrugën për ndryshimin që ligjdhënësit thonë se i jep njohje të drejtë familjeve me prindërit e të njëjtit seks dhe trajton diskriminimin.

“Partia e Presidentit Emmanuel Macron mbështeti ndryshimin në ligjin ‘Shkollat ​​e Mirëbesimit’ në interes të lidhjes së diversitetit të familjeve me fëmijë në ligj”, tha deputetja Valerie Petit.

Petit, e cila parashtroi amendamentin u shpreh se deri më tani nuk është marr parasysh edhe për nxënësit në shkolla ligji francez të barazisë martesore që kaloi në 2013. 

 “Askush nuk duhet të ndihet i përjashtuar nga kjo shoqëri nga mendimi i prapambetur”, tha ajo.

Një tjetër anëtar i asamblesë ,  Jennifer De Temmerman, u pajtua se modelet e sotme ‘sociale dhe familjare janë paksa të vjetëruara’.

Partitë në të majtë dhe në qendër e mirëpritën amendamentin, i cili i ka zemëruar të krishterët dhe konservatorët.

Por nuk gëzon mbështetje unanime në partinë e Macron, pasi ministri i arsimit Jean-Michel Blanquer tha se heqja e këtyre termave është një tejkalim legjislativ nga qeveria. 

Amendamenti thotë: ‘Për të parandaluar diskriminimin, regjistrimi në shkollë, regjistrat e klasave, autorizimet prindërore dhe të gjitha format e tjera zyrtare që përfshijnë fëmijët duhet të përmendin vetëm temrat Prindin 1 dhe Prindin 2.’

Burimi: Daily Mail 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota france ndikimi lgbti termat nënë dhe baba france ndikimi lgbti termat nënë dhe baba

Sondazh

Poll