Bota

Ministri britanik: S’e braktisim ballkanin, rrezikohet nga Rusia

17 Shkurt 2019, 14:38 Nga DOSJA
Ministri britanik: S’e braktisim ballkanin, rrezikohet nga Rusia

Ministri i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Gavin Williamson, gjatë konferencës së sigurisë, e cila po mbahet në Mynih të Gjermanisë, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë të jenë në vëmendjen e Britanisë së Madhe. 

Ministri britanik ka thënë se nuk do të braktisin shtetet, të cilat janë në rrezik nga Rusia.

Ne nuk do t’i braktisim shtete të cilat Rusia po përpiqet t’i rrezikojë, siç është Ukrania dhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai, shkruan Reuters.

Williamson ka drejtuar akuza të rënda ndaj Rusisë, duke thënë se shteti që po udhëhiqet nga Putini po përpiqet që ta fus Ballkanin në një garë të re të armatimit.

 Ai i ka bërë thirrje Moskës që të përmirësojë raportet me vendet perëndimore nëpërmjet dialogut, shkruan Ekspress.

NATO është edhe më tej një faktor i rëndësishëm, sepse kundërshtari i vjetër ka hyrë edhe më mirë në lojë”, është shprehur Ministri britanik  Williamson.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ballkani perendimor gavin williamson nato rusia ballkani perendimor gavin williamson nato rusia

Sondazh

Poll