Bota

Skandali me lopët e sëmura/ Autoritetet në Kosovë: Është importuar edhe te ne mish nga Polonia

18 Shkurt 2019, 07:53 Nga DOSJA
Skandali me lopët e sëmura/ Autoritetet në Kosovë:

Ditët e fundit mediat botërore kanë raportuar   për skandalin e mishit të lopëve të sëmura nga Polonia. Alarmi është ngrotur pasi mishi i këtyre lopëve është  importuar në shumicën e vendeve të Evropës. Në imazhet e publikuara nga “The Guardian”, shihen lopët e sëmura të cilat dërgohen për t’u prerë, mishi i të cilave më pas do të përdorej për treg.
Mësohet se ky lloj mishi është importuar në  12 shtete të Evropës, përfshirë Estonin, Letoninë, Finlandën, Francën, Hungarinë, Lituaninë, Spanjën, Portugalinë, Rumaninë dhe Suedinë.

Po kështu mishi nga Polonia është importuar edhe në Kosovë, shkruajnë mediat kosovare. Lajmi është komfirmuar për lajmi.net nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
“Kontrolli i mishit bëhet nga inspektorët veterinar. Procedurat e kontrollit janë të njëjta për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Kemi pasur import nga shteti i Polonisë dhe është ushtruar kontroll në këto ngarkesa. Të gjitha kanë poseduar dokumentacionin përkatës i cili dëshmon sigurinë e produktit i lëshuar nga autoriteti i origjinës”, thuhet në përgjigjen e AUV-it.
Më tej, Agjencia e Ushqimit sqaron se deri më tani, nuk kanë pasur ndonjë rast të mishit të prishur nga Polonia.
“Të gjitha ngarkesat të cilat me kod doganor përcaktohen për kontroll të inspektoratit të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, inspektohen në pika të kontrollit kufitar apo terminale doganore. Në kontroll fizik dhe organoliptik ka qenë në rregull, nuk kemi pas ndonjë rast të produktit të dyshimtë nga ky shtet”, thuhet më tutje në përgjigjen e Agjencisë së Ushqimit.
Lajmi i publikuar ngaThe Guardian” për lopët e sëmura 

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll