Bota

11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, alpinistët ngrenë flamurin shqiptar në majën e Pashtrikut (Video)

17 Shkurt 2019, 20:13 Nga DOSJA
11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, alpinistët

Sot një grup alpinistësh nga Kukësi,Tirana dhe Kosova ngjitën majën e Pashtrikut 1986m për nder të Pavarësisë së Kosovës.

Rreth 50 alpiniste morën pjesë në këtë marshim, ku nuk munguan as urimet nga alpinistët për Pavarsinë e Kosovës.

Mali i Pashtrikut është i zhveshur dhe shkëmborë, me forma karstike dhe me pak ujë sipërfaqësor.Dy të tretat e malit i përkasin Shqipërisë. Pashtriku është i vendosur në veri-lindje të Shqipërisë, ndërsa fshati Krumë është i pozicionuar në krah të tij.

Pjesa tjetër, pra një e treta e malit është në Kosovë dhe është e vendosur në pjesën jug-perëndimore të Kosovës. Fshati Gjonaj është pozicionuar në krah të malit.

Kjo ishte aryeja pse alpinistët vendosën për të ngjitur majën e Pashtrikut, pasi është mali i përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 11 vjetori i pavarësisë alpiniste mali i pashtrikut 11 vjetori i pavarësisë alpiniste mali i pashtrikut

Sondazh

Poll