Bota

11-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Haradinaj refuzon Ramën, nuk i jep dorën (Video)

17 Shkurt 2019, 15:43 Nga DOSJA
11-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Haradinaj refuzon

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm  në festën e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ku u organizuan një sërë aktivitetesh. Mirëpo para Teatrit Kombëtar në Prishtinë pati një moment pikant, ku siç shihet në videon e mëposhtme duket sikur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka injoruar Ramën kur ky i fundit i ka zgjatur dorën për ta përshëndetur.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i zgjati dorën për t’i përshëndetur Rifat Jasharin dhe Ramush Haradinajn. Rifat Jashari u kthye dhe përshëndeti kryeministrin Rama, kurse Haradinaj u kthye dhe vazhdoi për në vendin që i ishte rezervuar atij.

Miëpo nuk mund të themi nëse ky gjest ka qenë i qëllimshëm apo është bërë pa vetëdije. Në fakt raportet mes Ramës dhe Haradinajt kanë ndryshuar së fundmi për shkak të qëndrimeve që mbajnë në lidhje me korigjimin e kufijve të Kosovës. Haradinaj disa herë është shprehur që Rama duhet të qëndrojë larg kësaj çështjeje.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 11 vjetori i pavaresise se kosoves edi rama haradinaj refuzon ramen pavaresisa e kosoves ramush haradinaj 11 vjetori i pavaresise se kosoves edi rama haradinaj refuzon ramen pavaresisa e kosoves ramush haradinaj

Sondazh

Poll