Bota

Haradinaj:3 mijë agjentë rusë në Serbi nga organizatat humanitare, agresion ndaj Kosovës

18 Shkurt 2019, 06:33 Nga DOSJA
Haradinaj:3 mijë agjentë rusë në Serbi nga organizatat

Kosovë/Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar së fundmi në një intervistë për median “CNBC” se vendi i tij po përballet me një agresion rus i cili po bëhet nëpërmjet disa organizatave humanitare në Serbi. 

Ai u shpreh se rreth 3000 mijë monitorues rusë janë në Serbi, ku e quajnë vetën humanitarë, por ata shumica prej tyre janë në të vërtetë anëtarë të shërbimeve të sigurisë ruse.

Sipas tij Kosova po punon në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe aleatët e saj të NATO-s. 

“Atë që e quajmë agjendë talebane apo islamike, ishte shumë agresive ndaj nesh. Por gjithashtu rusët janë shumë agresivë. Ata e bazojnë pjesën më të madhe të aktiviteteve të tyre nga Serbia, ata kanë 3 mijë monitoruesve të tyre që i quajnë humanitarë në Serbi, shumica prej tyre janë në të vërtetë anëtarë të shërbimeve të sigurisë, shërbimeve të sigurisë ruse. Por ne kemi detyrat tona të shtëpisë dhe nuk jemi vetëm. Ne punojmë në partneritet të ngushtë me ShBA-të dhe aleatët e tjerë, kryesisht aleatë të NATO-s”, u shpreh Haradinaj. 

Kreu i qeverisë të Kosovës theksoi se është koha për një marrëveshje në mes dy vendeve, që sipas tij është në interes të Kosovës dhe Serbisë. (Lexo edhe këtë)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosove organizatat ruse ramush haradinaj serbi kosove organizatat ruse ramush haradinaj serbi

Sondazh

Poll