Sport

VIDEO/ I distancuar dhe ecën ngadalë, vetmia e Mbappes në stërvitje shkakton zhurmë në rrjetet sociale

19 Gusht 2021, 20:32 Nga DOSJA
VIDEO/ I distancuar dhe ecën ngadalë, vetmia e Mbappes në

PARIS-Kylian Mbappé tashmë ia ka komunikuar PSG-së dëshirën e tij për të luajtur për Real Madridin këtë sezon. Videoja në seancën e fundit stërvitore është bërë virale në rrjetet sociale ku shihet sesi sulmuesi nuk dëshiron të stërvitet dhe qëndron i distancuar nga pjesa tjetër e skuadrës, ecje e ngadaltë dhe plotësisht ngurruese.

Indiferenca e sulmuesit francez me shokët e tij të skuadrës përplaset kokë më kokë me atmosferën e madhe që përshkon mjedisin e ekipit parizian pas mbërritjes së Leo Messit dhe ndez kështu alarmin për një largim të tij.

Trajneri i PSG -së, Maurizio Pochettino u përpoq të shpjegonte situatën e Mbappe për të qetësuar të gjithë tifozët e tij: “Unë e shoh atë të motivuar, duke punuar shumë për të pasur një sezon të mirë. Kylian është lojtari ynë, ai ka edhe një vit kontratë dhe do të qëndrojë këtu”, u shpreh tekniku argjentinas.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kylian mbappe psg real madrid kylian mbappe psg real madrid

Sondazh

Poll