Bota

I konsideruar në Itali si “Mbreti i Drogës”, arrestohet Raffaele Imperiale në Dubai, kishte dy piktura të vjedhura të V

19 Gusht 2021, 16:29 Nga DOSJA
I konsideruar në Itali si “Mbreti i Drogës”, arrestohet

DUBAI- Raffaele Imperiale, një nga njerëzit më të kërkuar në botë nga Italia është arrestuar në Dubai. The Guardian shkruan se Imperiale, i konsideruar si “Mbreti i Drogës” dhe kreu i klanit kriminal Camorra, në Napoli është vënë në pranga në 4 gusht, ndërkohë që lajmi për arrestimin e tij u bë i ditur vetëm sot. 46-vjeçari po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa Ministria e Drejtësisë italiane po përfundon procedurat e ekstradimit.

Që nga janari i 2016-ës, Imperiale është kërkuar nga Italia për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Ai u konsiderua si një nga të arratisurit më të rrezikshëm dhe më të kërkuar në Itali. Ai gjithashtu kishte blerë dy vepra të vjedhura të Van Gogh, në tregun e zi, të cilët i kishte fshehur në një pronë të tijën në Napoli.

“Pasuria e grumbulluar në mënyrë të paligjshme i lejoi atij të blinte në tregun e zi dy piktura të Van Gogh me vlerë të papërshtatshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia italiane gjeti pikturat e mbështjella me çarçafë pambuku, të futur në një kuti dhe të fshehura pas një muri në një banjo. Punimet e artit u zbuluan si pjesë e një konfiskimi të pronës nga Imperiale. Policia vuri në dukje se Imperiale në fillim të këtij viti dha një intervistë për të përditshmen Napoli Il Mattino, në të cilën ai mohoi çdo lidhje me vjedhjen e pikturave dhe pretendoi se i kishte blerë veprat sepse ai ishte një fanatik arti.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota camorra mbreti i drogës raffaele imperiale van gogh camorra mbreti i drogës raffaele imperiale van gogh

Sondazh

Poll