Bota

BBC ka dokumentin! Talebanët harrojnë një tjetër premtim, kërkojnë dorëzimin e bashkëpunëtorëve të NATO-s dhe SHBA-ve

19 Gusht 2021, 14:01 Nga DOSJA
BBC ka dokumentin! Talebanët harrojnë një tjetër premtim,

AFGANISTAN– Talebanët po përgatiten për të ‘gjuajtur’ të gjithë ata që punuan dhe bashkëpunuan me forcat e NATO -s dhe SHBA. BBC shkruan se ka në dorë një dokument të OKB-së që thotë se talebanët po intensifikojnë “gjuetinë” e tyre për të gjithë njerëzit që punuan dhe bashkëpunuan me Amerikën.

Dokumenti konfidencial u ka dalë nga Qendra Norvegjeze për Analizat Globale, e cila i siguron OKB-së informacione të inteligjencës. Në rrezik janë njerëz me pozicione në ushtri, polici dhe njësi hetimore.

“Talebanët po arrestojnë ose kërcënojnë se do të vrasin anëtarët e familjeve të individëve të cilët duan të kenë në dorë, nëse ata nuk dorëzohen vetë. Talebanët kanë në duar të dhëna të individëve dhe i kanë grumbulluar që para se të merrnin nën kontroll të gjitha qytetet kryesore,”- thuhet më tej në deklaratë.

Sipas raportit, talebanët po rekrutojnë rrjete të reja informimi për të bashkëpunuar me regjimin e ri. Ky nuk është rregulli i parë që thyhet nga këta militant. Ata premtuan paqe, një regjim të ri në Afganistan dhe çdo ditë po tregojnë se nuk kanë ndryshuar. Gjithçka nisi me të drejtat e grave, të cilat si para dy dekadave nuk dalin dot në rrugë të pambuluara dhe vetëm.

Rregulli i dytë që shkelën ishte ai i sulmeve më armë. Deri më tani janë shënuar 12 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Talebanët premtuan se nuk do të përndiqnin askënd që kishte bashkëpunuar me SHBA-në, por edhe këtë rregull e kanë harruar.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Bota 19 Gusht 2021, 12:30

Aksident në Prizren, humb jetën një person

KOSOVË– Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Prizren të Kosovës.Aksidenti ka ndodhur në autostradën Prizren-Suharekë dhe sip...